Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
10 dhjetor 2025
Në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të Komandës së Logjistikës, u zhvillua me sukses kursi “Medik Luftarak/Combat Medik” për pjesëtarët e Regjimentit të parë të Komandës së Forcave Tokësore.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri me dije se ky kurs u realizua në përputhje me standardet e NATO-s.
“Qëllimi i kursit është të përgatisë personelin ushtarak me njohuri dhe aftësi bazike dhe të avancuara mjekësore, në mënyrë që të ofrojë kujdes urgjent dhe efektiv gjatë operacioneve të paqes, kudo ku është e nevojshme”, tha Maqedonci.
Ky kurs synon të forcojë kapacitetet e trupave ushtarake për të përballuar situata emergjente dhe për të siguruar ndihmë mjekësore profesionale në terren.





















