FSK do të realizojë ushtrime ushtarake në zonën e Cernushës, Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 mars 2025

Bazuar në planin e stërvitjeve nga data 11 deri më 13 prill 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të realizojë ushtrime ushtarake, në zonën e Cernushës në Komunën e Mitrovicës.

Komuna e Mitrovicës ka dalë me njoftim  lidhur me ushtrimin e FSK-së, duke i infromuar qytetarët se do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake. Njoftimi do  të shërbejë për qytetarët, për të shmangur çdo pasiguri.

*Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se, bazuar në planin e stërvitjeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nga data 11 deri më 13 prill 2025, do të realizohen ushtrime ushtarake. Njësitë tona do të realizojnë ushtrime në zonën e Cernushës, në territorin e Komunës tuaj, ku do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake. Ky njoftim le të shërbejë si informacion për qytetarët për të shmangur çdo pasiguri.’ , thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Scroll to Top