Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
06 tetor 2025
Albulena Fazliu është mjeke dhe shqiptarja e vetme në një grup anijesh, të quajtura Global Sumud Flotilla, që po udhëton në Mesdhe për të dërguar ndihma humanitare për Gazën.
izraelite dhe personat në to, mes tyre edhe politikanë të lartë, u ndaluan. Por përpjekja e këtyre aktivistëve për të arritur në Gazë nuk ka reshtur.
“Izraeli, përveç se bombardon civilët, mes tyre edhe një numër të madh fëmijësh, po ashtu ndalon hyrjen e ndihmave në Palestinë. Kjo nismë përfshin një valë të parë anijesh, e cila kishte rreth 43 anije. Në këto anije jemi afërsisht 100 mjekë dhe gazetarë, në shenjë simbolike për mjekët dhe gazetarët të cilët vriten në mënyrë sistematike nga shteti i Izraelit”, tregon Fazliu në një intervistë në A2 CNN.
Ajo tregon gjithashtu se situata në Gazë është alarmante. “Sistemi shëndetësor është në buzë të kolapsit. Po ngarkohet gjithmonë e më shumë çdo ditë”.

















