Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
18 mars 2025
Kanë filluar përgatitjet e fundit për zhvillimin e ceremonisë së varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ceremonia do të mbahet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, nën patronazhin e kryetarit të komunës, Fadil Nura.
Homazhet do të zhvillohen në këtë palestër nga ora 09:00 deri në 12:00, ndërsa mbledhja komemerative do të mbahet nga ora 12:00.
Trupi i të ndjerit është sjell në palestër, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Burojë, Skenderaj.