Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
25 nentor 2025
Tre persona janë arrestuar në fshatin Babush të Ferizajt nën dyshimin për “posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe për “mbajtje të paautorizuar të armës”. Arrestimet u kryen pas një operacioni të Policisë së Kosovës, e cila kreu kontroll në shtëpitë dhe automjetet e të dyshuarve.
Gjatë aksionit, policia gjeti dhe konfiskoi 1,314 gramë marihuanë, 24.4 gramë kokainë, një armë zjarri të tipit revole, dy karikatorë me 36 fishekë, 3750 euro dhe 20 funta para të gatshme, tre telefona mobilë dhe dy çanta.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit u arrestuan në vendngjarje dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

















