Erdoğan: Prania e KFOR-it Turk në veriun e Kosovës, është garancë se aty nuk do të ketë asnjë problem

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

26 qershor 2025

“KFOR-i Turk ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i Turk ndodhet aty, inshallah aty nuk mundet dhe nuk do ketë ndonjë problem”, tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se derisa KFOR-i Turk është në veriun e Kosovës, aty nuk do të ketë asnjë problem.

Presidenti Erdoğan është pyetur nga një gazetar nga Kosova gjatë konferencës për media pas samitit të NATO-s në Hagë lidhur me KFOR-in Turk që po qëndron në veri të vendit, pjesën e banuar me shumicë të minoritetit serb në Kosovë.

“KFOR-i Turk ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i Turk ndodhet aty, inshallah aty nuk mundet dhe nuk do ketë ndonjë problem”, tha Erdoğan, duke folur për gazetarët në Hagë pas samitit.

Samiti dyditor i NATO-s përfundoi sot. Në këtë ngjarje morën pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si dhe rreth 20 mijë pjesëmarrës.

Gjatë samitit, vendet e NATO-s kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5 për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2035.

Scroll to Top