Endrit Thaçit me fjalim emocionues: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

18 mars 2025

Mbledhja komemorative për të nderuar figurën e tashmë të ndjerit, Haxhi Thaçi, babait të ish presidentit, Hashim Thaçi, filloi nën intonimin e himnit të Kosovës.

Djali i Hashim Thaçit, Endriti, ka mbajt një fjalim emocionues në këtë mbledhje komemorative për gjyshin e tij, Haxhi Thaçin.

Ai falënderoi të gjithë për përkrahjen, duke thënë se shpresa e gjyshit për ta takuar djalin e vet, Hashim Thaçin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve.

“Faleminderit nga zemra për ngushëllimet për fjalët prekëse. Në emër të familjes Thaçi, në emër të babit iu falënderoj për mbështetjen. U jemi mirënjohës të gjithëve. Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve. Besimi ishte më i madh se aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit çdo orë priste t’ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa herë. Tri orë bashkëbisedim atë ditë, iu bënë një jetë, që të dy babë e bir. Që të dy e kërkonin lirinë, çlirimin”, tha ai.

Endriti po ashtu tha se vdekjen e shpejtë të gjyshit e pa në fytyrën e babait kur doli nga spitali.

Scroll to Top