Elezi i KQZ-së: Janë mbi 15 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 shkurt 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë 13 mijë e 801 vota me kusht dhe 2 mijë e 597 vota të personave me nevoja të veçanta. 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një deklarim ka bërë të ditur se sipas procedurave të KQZ-së, këto zarfe me fletvotime do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta.

“Numri i zarfeve me flëtëvotime me kusht të cilat janë pjesë e votimit me kusht nga dita e zgjedhjeve më 9 shkurt në 38 qendrat e votimit me kusht është: 12,801 vota. Sipas procedurave të KQZ-së, këto zarfe me fletvotime do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota.”, ka thënë Elezi .

Scroll to Top