Ekskluzive: Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve, “Kurti 3” do të ketë edhe një shans

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

28 tetor 2025

Albin Kurti pritet të provohet edhe një herë në Kuvend për të formuar Qeverinë “Kurti 3”.

Burime nga brenda Kuvendit të Kosovës bëjnë të ditur se në këto momente deputetët kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës do të jetë formimi i Qeverisë.

Paraprakisht, Vetëvendosjes i duhet t’ia dëshmojë presidentes Vjosa Osmani se i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Seanca e Kuvendit është planifikuar të mbahet këtë javë.

Kryeministri Kurti dje në një konferencë pati thënë se në këtë situatë vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Scroll to Top