Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 mars 2025
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mbërritur në Kosovë.
Aktualisht, Thaçi tashmë ka hyrë në spitalin e QKUK-së, ku pritet të vizitojë babanë e tij që është i shtrirë në një nga klinikat në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Mësohet se Thaçi në QKUK ka mbërritur para rreth 15 minutash.
Ndryshe, Mbrojtja e Thaçit, katër herë kishte kërkuar leje për vizitë nga Specialja, por ishte refuzuar.