Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
05 shkurt 2026
Publikohen fotografi dhe komunikime të zbardhura nga dosja “Epstein” ku shihet ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli i shoqeruar me Mom Luang Rajadarasri, një princeshe tajlandeze dhe konsulle nderi e Kosovës, gjatë një vizite zyrtare në Nju Jork në shtator 2012. Takimi u zhvillua në rezidencën famëkeqe të pedofilit amerikan, Jeffrey Epstein.
Sipas dokumenteve, princesha Rajadarasri i referohej Pacollit në disa komunikime si “presidenti i parë i Kosovës” dhe gjithashtu e quante “vëlla binjak”.
Raportet tregojnë se dyshja kishte një marrëdhënie që shkonte përtej formale, përtej roleve zyrtare të vizitës.
Në korrespondencat e zbardhura, një bashkëpunëtor i afërt i Epstein-it njofton pedofilin amerikan se princesha e Tajlandës kërkonte një takim në Nju Jork, ku do të ishte i pranishëm edhe “Presidenti i Kosovës”. Megjithatë, në atë kohë Pacolli mbante postin e zv/kryeministrit dhe jo të presidentit.
Ky raport hedh dritë mbi lidhjet e tij me figura ndërkombëtare gjatë vizitave zyrtare, duke ngritur interes të ri mbi marrëdhëniet dhe komunikimet që lidhen me dosjen “Epstein”.

Ish-konsullja e nderit e Kosovës ia dërgon Daniel Siadit, bashkëpunëtorit të Epsteinit që përmendet shpesh në dosje, një video nga platforma Youtube të cilën do që ta shohë pedofili amerikan.
Siad ia përcjell videon pedofilit Epstein në një email që mban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?”.
Komunikimet e Mom Luang Rajadarasri me Jeffrey Epstein, përmes bashkëpunëtorit të tij Daniel Siad, datojnë më 19 shtator 2012. Në një nga mesazhet, Siad i shkruan Epstein: “Përshëndetje Jeffrey, princesha do të donte që ti ta shihje këtë video”, megjithëse përmbajtja e videos mbetet e paqartë.
Në të njëjtën ditë, princesha tajlandeze shfaqet si shoqëruese kryesore e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilit ajo i referohej si “president”, gjatë një takimi zyrtar bilateral me ambasadorin e Bhutanit në OKB.
Paparacët kanë siguruar një fotografi nga takimi i Pacollit me përfaqësuesin e përhershëm të Mbretërisë së Butanit në OKB, Lhatu Wangchuk, në Nju Jork më 19 shtator 2012. Ky takim shënon ditën e parë të vizitës zyrtare të zv/kryeministrit Pacolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

















