Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 prill 2025
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tashmë ka arritur në Kuvend të Kosovës.
I pyetur nga gazetarët nëse ai do të jep votën e tij për formimin e qeverisë së re, Limaj nuk dha ndonjë përgjigje.
Limaj po ashtu refuzoi të përgjigjet nëse ka pasur takim me Kurtin, ndërsa tha që uron të bëhet konstituimi i Kuvendit.
Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.
Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa me këtë shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit.

















