kosova nuk i pranon mandarinat nga shqiperia

Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, AUV: Po kryhen testet laboratorike

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i sigurisë ushqimore ka ngrehur alarm për ngarkesat me mandarina që vijnë nga Shqipëria.

AUV ka shtuar masat e kontrollit për ngarkesat me mandarina dhe do të merren mostra për testim për të përcaktuar nëse kanë prezencë të pesticideve mbi nivelet e lejuara në mandarinë.

Ngarkesat me mandarina janë ndaluar në pikëkontrollet kufitare deri në rezultatet e analizave laboratorike.

“AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet (lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet)”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

AUV ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është përfshirë në lajmërimet e Sistemit evropian, megjithatë ka marrë masa për të hequr dyshimet.

“Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura… Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte”, ka thënë Agjencia më tej.

Scroll to Top