Lajmi i Fundit 1

E rëndë në Prizren: Një burrë tenton t’i jap fund jetës me armë zjarri – vëllai e shpëton mrekullisht

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Prizren, ku një person tentoi t’i jap fund jetës, por fatmirësisht vëllai i tij arriti që ta ndalojë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 44-vjeçar, i cili nën ndikimin e alkoolit e kishte marrë një armë zjarri dhe ka tentuar që të bëjë vetëvrasje.

Posa vëllai i tij e ka kuptuar që diçka nuk është në rregull, i ka shkuar nga pas 44-vjeçarit dhe ka arritur që në momentin kur ai kishte nxjerrë armën, t’ia largojë nga duart.

lg.php?bannerid=281&campaignid=64&zoneid=20&loc=https%3A%2F%2Fsinjali

Sipas burimeve të Sinjalit, si pasojë e tentativës së vëllait të viktimës për ta parandaluar këtë akt, arma ka shkrepur në dhomë, por askush nuk është lënduar.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi është iniciuar si ‘Vetëvrasje në tentativë’.

GazetaSinjali

Scroll to Top