E enjtja pritet ndërprerje reshjesh dhe momente me diell

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

20 nentor 2025

Reshjet e shiut do të vazhdojnë herë pas here edhe gjatë ditës së enjte, por pritet që ato të pushojnë gradualisht deri në orët e mëngjesit.

Paraditja do të karakterizohet nga vransira të dendura, ndërsa pasditja sjell shpërndarje të tyre dhe depërtim të rrezeve të diellit. Temperaturat minimale do të zbresin në 7–8°C, ndërsa ato maksimale do të shënojnë një rritje të lehtë, duke arritur në 13–16°C. Era do të fryjë nga jugu me intensitet të lehtë deri mesatar, 3–6 m/s.

Në Shqipëri pritet pak përmirësim i motit, por ende priten reshje edhe pse të intensitetit dukshëm më të ulët.

Gjatë ditës priten vranësira dhe në disa zona intervale kohore me diell, por orëve të natës reshje dhe rrebeshe të reja pritet të përfshijnë vendin sidomos jugun dhe perëndimin.

Mot pa reshje të enjten pritet edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, por mund të ndodhin reshje të pakta të izoluara. Temperaturat shënojnë rritje nga erërat jugore.

Mot jo-stabil pritet të mbajë edhe të Premten dhe gjatë fundjavës, me vranësira të shpeshta dhe reshje të shpeshta, lokale shiu.

Scroll to Top