Dy vite nga liberalizimi i vizave, bien kërkesat për azil në BE

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

22 dhjtor 2025

Pas liberalizimit të vizave drejt 29 vendeve të Zonës Schengen, në vitin 2024 u regjistrua një rritje e kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës, sipas të dhënave të EUROSTAT. Megjithatë, gjatë vitit të dytë të mundësisë së udhëtimit pa viza, trendi ndryshoi dukshëm.

Edhe pse janari shënoi numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, muajt pasues regjistruan një ulje të konsiderueshme, duke arritur në disa raste nivele më të ulëta se para liberalizimit të vizave.

Liberalizimi i vizave lejon udhëtime deri në 90 ditë brenda gjashtë muajve, kryesisht për vizita turistike, familjare ose qëllime të ngjashme, dhe jo për punë apo përfitime të tjera. Shqetësimet e para ishin se shumë të rinj mund të përdorin këtë mundësi për të kërkuar punë ose azil, por ky fenomen ka shënuar rënie, përfshirë edhe numrin e azilkërkuesve nën 14 vjeç.

Ky zhvillim shihet si një lajm i mirë për Kosovën, pasi aplikimet e larta për azil mund të rrezikonin marrëveshjen për liberalizimin e vizave. Bashkimi Evropian ka të drejtën e Mekanizmit të pezullimit të vizave, që mund të përdoret në rast keqpërdorimesh ose rritjeje të migrimit të parregullt.

Për më tepër, këtë muaj Kosova u përfshi në listën e vendeve të sigurta të origjinës nga BE-ja, një masë që synon përshpejtimin e kthimit të migrantëve dhe kufizimin e mundësive për kërkesa azili.

Scroll to Top