Dy vetura aksidentohen në autostradën për Suharekë, një person përfundon në Emergjencë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

23 dhjetor 2025

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku janë përfshirë dy automjete.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediat se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar menjëherë në Emergjencë për trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar rreth orës 13:40, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informacionit. Policia ka siguruar zonën dhe ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat që çuan në aksident.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Scroll to Top