Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
21 maj 2025
Dy aksidente trafiku kanë shkaktuar tollovi të madhe në aksin rrugor që lidh qytetin e Fushë Kosovës me autostradën.
Sinjalizuesit bëjnë me dije se si pasojë e këtyre aksidenteve është krijuar një kolonë e gjatë automjetesh, që për momentin ka arritur mbi 3 kilometra.
Sinjali ka sigurar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet trafiku i rënduar dhe veturat që lëvizin me vështirësi.
Tashmë edhe Policia është në vendin e ngjarjes.

















