Drejtoria për Emergjenca pastron Kanalin nga mbeturinat në lagjen “Bair”, në Mitrovicë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 mars 2025

Komuna e Mitrovicës, konkretisht Drejtoria për Emergjenca njofton se sot ka filluar pastrimi i Kanalit në lagjen “Bair”, në Mitrovicë.

Pastrimi po bëhet si masë preventive për të mbrojtur mjedisin dhe pronat nga dēmtimi për rreth këtij kanali.

Drejtori pranë kësaj Drejtorie në Komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni ka njoftuar për masat e ndërmara në këtë drejtim.

“Filluam punën në pastrimin e kanalit në lagjen Bair, si masë e rëndësishme preventive për të mbrojtur mjedisin dhe dëmtimin e pronave për rreth kanalit që janë veprime që merren për të parandaluar ndodhjen e një ngjarjeje të padëshirueshme, siç është një fatkeqësi natyrore dhe me gjer…

Maxhuni ka bërë thirrje tek banorët për rreth, të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e mjedisit, ku sipas tij kjo është e rëndësishme për shëndetin e njeriut, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

Scroll to Top