Dogana dhe Policia ndalojnë automjet kontrabande në Leposaviq, sekuestrojnë mallra me vlerë 7 mijë euro

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 nentor 2025

Rreth orës 16:30, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë një aksion operativ në rajonin e Leposaviqit, konkretisht në fshatin Junake. Gjatë këtij operacioni është ndaluar një automjet që kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve të paautorizuara, jashtë pikave zyrtare të kalimit.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar rreth 600 kilogramë djathë, si dhe sasi të konsiderueshme veshmbathjesh tekstili dhe medikamentesh, me vlerë të përgjithshme rreth 7 mijë euro. I gjithë malli është sekuestruar, ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat ligjore përkatëse.

Rasti po hetohet në koordinim me organet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit. Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e angazhuar në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e sigurisë.

Familjarët e miqtë kanë aluduar se Daorsa Spahija u shty në vetëvrasje e kërkojnë hetim mbi këtë çështje.

Scroll to Top