Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
14 nentor 2025
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të shamponëve të falsifikuar të markës “HOBBY”.
Pas kontrolleve doganore, autoritetet kanë sekuestruar një sasi produktesh nën dyshimin se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të mbajtësve të markës. Verifikimet kanë konfirmuar se mallrat janë të falsifikuara dhe mund të paraqesin rrezik për shëndetin, ndaj është ndaluar lëshimi i tyre në qarkullim.
Në njoftimin e saj, Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e falsifikimit dhe piraterisë, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset legjitime dhe sigurinë ekonomike të vendit.
“Ftojmë qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë blerjes së produkteve, veçanërisht të atyre kozmetike, dhe të raportojnë çdo dyshim për produkte të falsifikuara,” thuhet në njoftim.





















