Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 mars 2025
Natën e mbrëmëshme ndërroi jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhiu.
Një posim tejet emocional e ka bërë edhe djali i Hashim Thaçit, Endriti, i cili tha se gjyshi i tij ndërroi jetë pas takimit me babain.
Endriti u shpreh se gjyshi i tij ka qenë frymëzim për të dhe gjithë familjen.
“Vuajtjet nga padrejtësia u bën të papërballueshme. Prehu në paqe, bac”, shkroi ai krahas fotografisë që postoi në rrjetet sociale.
