Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
09 qershor 2024
Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen e dytë miqësore për muajin qershor, ku do të përballet për herë të parë në histori me Kombëtaren e Komoreve
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis nga ora 19:00.
Pas fitores bindëse 5-2 ndaj Armenisë tre ditë më parë, Dardanët kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në përballjen me një kundërshtar më pak të njohur, por që vjen për të shkaktuar befasi në Prishtinë
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda pritet të testojë kombinime të reja në formacion, duke shfrytëzuar këtë sfidë si pjesë e përgatitjeve për ndeshjet zyrtare të ardhshme.
Kjo do të jetë ndeshja e parë mes dy kombëtareve dhe një mundësi e mirë për publikun kosovar që të shohë nga afër edhe lojtarë të rinj të grumbulluar nga Franco Foda.
Tifozët pritet të jenë të pranishëm në numër të madh për të përkrahur Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri

















