Diaspora serbe me fushatë propagandistike kundër Kosovës e Kurtit në New York

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

25 shtator 2025

Tre kamionë të pajisur me ekrane reklamues po qarkullojnë ditëve të fundit nëpër rrugët afër selisë qendrore të Kombeve të Bashkuara në New York, aty ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Siç raportojnë mediat serbe, aksioni është organizuar nga diaspora serbe në ShBA, me pretendimin se duan të “sensibilizojnë” opinionin publik për gjendjen e serbëve në Kosovë.

Nëpër billboardet e kamionëve janë vendosur imazhe dhe slogane që akuzojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Organizatorët pretendojnë se me këtë aksion duan ta “rrisin ndërgjegjësimin e amerikanëve” për, siç e quajnë ata, “dhunën dhe torturën ndaj serbëve në Kosovë.

Scroll to Top