Dhunohet një nxënës i një shkolle në Fushë Kosovë nga një 17 vjeqar, policia ende s’ka arritur t’a identifikoj të dyshuarin

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

16 dhjetor 2025

Një 13-vjeçar nga Fushë Kosova dyshohet se është dhunuar nga një person të cilin e kishte njohur në “TikTok”.

Mësohet se i dyshuari për rastin e dhunimit është një 17-vjeçar nga Ferizaj.

Gjithashtu mediumi merr vesh se rasti është raportuar nga shkolla ku vijon mësimet 13-vjeçari nga Fushë Kosova.

 Nga Policia e Kosovës kanë thënë se informatën e kanë pranuar qysh të hënën, dhe se dyshohet se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja po dyshohet të ketë ndodhur në Ferizaj.

Tutje, bëhet e ditur se policia po punon intensivisht për identifikimin e të dyshuarit si dhe vendndodhjen e tij.

Poashtu thuhet se i dyshuar për rastin është një 17-vjeçar nga Ferizaj.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar se prokurori i shtetit po mbledh informacionet dhe provat për hetimin e rastit në fjalë.

Scroll to Top