Dështon përpjekja e 11-të për konstituimin e Kuvendit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 maj 2025

Për të njëmbëdhjetën herë, ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovë.

Ndërkaq për herë të tretë ka dështuar formimi i komisionit për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Kanë qenë vetëm 56 për, 1 kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

“Seanca ndërpritet, më 7 maj shihemi përsëri në orën 10:00”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Deri më tani deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), por në gjashtë votime, kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.

Scroll to Top