Dështon për herë të tretë votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës

Dështon për herë të tretë votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës

Ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk ishte prezent në seancën e jashtëzakonshme për buxhet.

Kjo është hera e tretë që dështon votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka dështuar të miratojë buxhetin për vitin 2025 edhe në dy radhët e kaluara, pasi në seancat që janë mbajtur deri tani nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të votuar buxhetin.

Buxheti i propozuar për vitin 2025 arrin vlerën prej 128 milionë eurosh.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbrojtur përpilimin e buxhetit, duke e quajtur atë “super transparent”.

Në fjalimin e tij në Kuvendin e Prishtinës, ai kishte theksuar se procesi ka qenë i gjatë dhe ka përfshirë kërkesat e qytetarëve, të cilat janë trajtuar nga drejtoritë përkatëse dhe janë përcjellë deri tek ai. /Reporteri.net/

Scroll to Top