Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
14 gusht 2025
Kthimi i bashkatdhetarëve nëpër vendet evropiane ku ata jetojnë e veprojnë, ka bërë që të shkaktohen kolona e pritje të gjata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), në përditësimin e fundit që ka bërë në ora 07:14, shihet se pritje më të gjatë për të dalë nga Kosova është në pikën kufitare të Merdarit.
Atje qytetarët po presin 90 minuta, apo një orë e gjysmë.
Sipas këtyre përditësimeve, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare sikurse në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës pritja më e madhe është nga 5 deri në 10 minuta.


















