Deputetja e VV-së: “Flaka me ju dalë se nuk vjedhet Mitrovica, s’e ka marrë as Vuçiqi, as Radoiçiqi, e as ju kurrë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 nentor 2025

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicë, gjë për të cilën ajo ka thënë se pasi dështuan me dy Exit Poll-e, tani paskan aktivizuar edhe Prokurorinë.

“O flaka me ju dal krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë”, ka thënë mes tjerash Matoshi.

Reagimi:

U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla 2 herë, por dështun keq!

Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.

O flaka me ju dal krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica! S’un e ka marrë as vuçiqi, as radojçiçi, e as ju tybe kurrë.

Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli!
Urime Faton Peci, se lujtën hibridat.

Scroll to Top