Deputetët e opozitës nga Komisioni Hetimor për arsim, kërkojnë që raporti i ekspertëve të dërgohet në prokurori

Deputetët e opozitës nga Komisioni Hetimor për arsim, kërkojnë që raporti i ekspertëve të dërgohet në prokurori

Për të pestën herë radhazi ka dështuar të mbahet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në këtë mbledhje ka qenë  e paraparë që të intervistohen Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI; Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj, nga AShI.

Mbledhja ka dështuar që të mbahet në mungesë të kouruimit, pasi në të nuk morën pjesë deputetë e pozitës.

Kryetari i Komisionit, Shemsedin Dereshaj, ka thënë se për të pestën herë është duke u mbledhur ky komision dhe për të pestën herë janë duke u thirrur për raportim dëshmitaret e njëjtë.

“Ky komision për herë të 5 ka caktuar mbledhjen. Për mbledhjen e planifikuar më datën e sotme janë të njoftuar grupi parlamentar i pozitës për të marr pjesë, sot kanë qenë të paraparë që të ftohen kandidatet që në 5 ftesat paraprake nuk janë përgjigjur. Bëhet fjalë për Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI, Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj, nga AShI. Sot është parapa edhe draft grupi i eksperteve me të gjeturat e punës së komisionit”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se raporti i përpiluar nga ekspertet me të gjeturat që janë bërë gjatë punës së këtij Komisioni, duhet të dërgohet në Prokurori dhe kz institucion sipas tij duhet të hetoj ato të gjetura.

“Sot jeni dëshmitarë që nuk e shihni prezencën e përfaqësuesve të pushtetit mafioz të VV-së, që është bojkoti. Ne jemi marr me hetimin e keqpërdorimit potencial për mjete shkollore. Kemi të bëjmë me shkelje ligjore. Kjo mos prezencë e pushtetit është një tentativë për të mos kompletuar punën e komisionit dhe për të mbrojtur një hajni që është milionëshe. Këtë raport duhet ta dërgojmë në prokurori, sepse ata nuk do të vijnë këtu dhe prokuroria duhet të merret me ta”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK Agim Veliu, ka thënë se është i befasuar se pse nuk janë duke ju përgjigjur ftesës dëshmitaret që janë ftuar për intervistim tash e pesë herë nga Komisioni.

“Përveç që ishte e kundërligjshme, sepse ligji thotë se nxënësit duhet të pajisjen me tekste, kjo ishte edhe me e kushtueshme. Gjatë intervistimit kanë dal fakte se shumë nxënës nuk kanë arritur që të pajisen deri në fund të gjysmë vjetorit të parë, e ka raste edhe deri në fund të viti. Jam i befasuar pse edhe sot nuk kanë ardhur dëshmitaret që janë ftuar që të intervistohen, pse nuk vijnë që disa herë e nuk vijnë edhe sot duke mos ju përgjigjur ftesës”, ka thënë ai.

Scroll to Top