Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara.
Në raportin e policisë është bërë e ditur se paratë janë sekuestruar dhe se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesja femër kosovare, zyrtare në bankë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.