Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
06 mars 2025
Janë më shumë se 25 vjet kohë, që kur misioni i NATO-s dhe KFOR, ofron siguri në Kosovë. Por, sinjalizimi nga zyrtarët amerikanë në mundësinë e zvogëlimit të mundshëm të pranisë së trupave të tyre ushtarake në Evropë, ka shtuar kurreshtjen lidhur me faktin se a do të mbeteshin ushtarët amerikanë në KFOR, apo do të kërkonte administrata e Trumpit favore në këmbim të tyre?
Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar, thonë ish-zyrtarë të NATO-s.
Një zyrtarë i Pentagonit ka deklaruar se nuk ka ndryshime në lëvizjen e forcave e që do t’mund të kishte një njoftim në këtë kohë, ndërkaq sa i përket NATO-s, një zyrtar i Aleancës Ushtarake Perëndimore ka thënë se SHBA është e përkushtuar dukshëm lidhur me praninë e trupva të saj kudo në Evropë dhe mbështetjen ndaj NATO-s.
Por, ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “është transaksional” dhe se mund të kërkojë nga Kosova favore në këmbim të mbajtjes së trupave.
“Ndaj, jini të përgatitur”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

















