Dëmtohet sërish një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, nga persona ende të panjohur

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

26 nentor 2025

Pa kaluar ende një vit nga shpërthimi i rëndë në kanalin Ibër–Lepenc, infrastruktura është dëmtuar sërish. Policia e Kosovës njofton se persona ende të paidentifikuar kanë shkaktuar dëmtime në një pjesë të kanalit duke përdorur mjete të forta.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur mes datave 22 dhe 25 mars. “ASGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS – Zubin Potok, 22–25.11.2025. NN. Persona të panjohur, me mjete të forta, kanë dëmtuar një pjesë të kanalit Ibër–Lepenc (bajpas-in)”, thuhet në raportin zyrtar.

Kujtojmë se shpërthimi i 29 nëntorit 2024 në këtë kanal u cilësua nga autoritetet e Kosovës si akt terrorist, ndërsa përgjegjësinë e drejtpërdrejtë e adresuan ndaj Serbisë. Incidenti i ri ngre sërish shqetësime për sigurinë e infrastrukturës kritike dhe stabilitetin në zonë.

Scroll to Top