“Dardani”, bie një lis, jep detaje drejtori i Emergjencave

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

13 mars 2025

Katër vetura janë dëmtuar si pasojë e rënies së një lisi.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, konkretisht në lagjen “Dardania” mbrëmjen e së mërkurës.

Rreth rastit ka dhënë detaje Lulzim Fushtica, drejtor i Emergjencave në kryeqytet.

Fusha tha se nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Bashkë me zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara është bërë pastrimi i vendit”, tha Fushtica.

“Njëkohësisht iu kemi bërë thirrje qytetarëve që të vijnë në komunë dhe t’i bëjnë kërkesat për dëmshpërblim si shkak i fatkeqësisë natyrore, domethënë së bashku edhe me kompanitë e sigurimeve ku i kanë siguruar veturat”, deklaroi ai.

Për rastin janë deklaruar edhe zjarrfikësit.

Komandanti Malë Gashi tha se rasti kishte ndodhur rreth orës 23:05.

“Në vendngjarje ishte një pemë e rrëzuar nga era dhe kishte rënë mbi disa vetura, duke shkaktuar dëme materiale në disa vetura. Për prerjen e pemës e kemi shfrytëzuar motosharrën, pajisje stabilizuese dhe shkallën autohidraulike”, deklaroi ai.

Ndryshe, Fusha theksoi se erëra të forta do të vazhdojë të ketë edhe gjatë ditëve në vazhdim, ai bëri thirrje për kujdes për qytetarët.

Scroll to Top