Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kosovës të formojnë Kuvendin e ri, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë herë me udhëzime më të qarta.
Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
Deputetët duhet ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh dhe të zgjedhin kryetarin me votim të hapur, ku i njëjti kandidat mund të votohet maksimum tri herë.
Data e seancës konstituive mbetet e paqartë dhe varet nga publikimi i aktgjykimit të plotë, që pritet të ndodhë këtë ose javën tjetër. Seanca nuk mund të mbahet pa këtë publikim.

Vendimi është mirëpritur nga partitë opozitare, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka kritikuar si arbitrar dhe jashtë rolit kushtetues. Partitë PDK, LDK dhe AAK e konsiderojnë si fitore kushtetuese.
Aktgjykimi i plotë do të sqarojë edhe pasojat ligjore nëse deputetët nuk respektojnë afatin 30-ditor. Aktualisht, LVV ka 48 deputetë, por nuk arrin shumicën prej 61 votash për të zgjedhur kryetaren, pasi partitë tjera nuk e mbështesin.
Kriza politike vazhdon për shkak të mungesës së marrëveshjes mes partive parlamentare.

















