Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka inspektuar nga afër punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë me ç’rast ka ndarë dhe pamje.
Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
Çeku në një postim në Facebook, ka theksuar se stadiumi do të përmbushë të gjitha standardet dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s.
“Ky stadium do të plotësojë të gjitha kushtet dhe kriteret për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s”, tha ministri.
Ai ka shtuar po ashtu se investimet janë pjesë e planit pesëvjeçar për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit.
“Po e zbatojmë planin pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit, 18 komuna, mbi 20 stadiume, 200 milionë euro investime”, u shpreh ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.




















