Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se distancimi nga themelimi i Gjykatës Speciale do të nënkuptonte se Kosova ka gabuar që e ka shpëtuar veten nga një gjykatë ndërkombëtare e OKB-së dhe ka ruajtur një minimum të kredibilitetit ndërkombëtar.
“Në rrethanat e vitit 2015, sado që kërkesa për një gjykatë speciale ishte e padrejtë, ishte prapëseprapë zgjidhja më pak e dëmshme në një konfigurim pa zgjidhje të mira apo në dobi tonën. Problem më i madh se vetë themelimi i Speciales është fakti që Kosova asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë proces si sfidë shtetërore. Që nga fillimi, ka munguar çfarëdo strategjie për komunikim ndërkombëtar, për mbrojtje të narrativës së luftës dhe për angazhim proaktiv institucional. Fatkeqësisht, sidomos tash kur procesi është në fazën vendimtare, gjithçka është reduktuar në pagesa ndaj avokatëve – si një raport strikt financiar, e jo si proces shtetëror”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij, drejtësia nuk është imune ndaj kritikës. “Gjykata Speciale ka prodhuar shqetësime serioze për transparencë, objektivitet dhe llogaridhënie. Prandaj, nëse ka diçka për të cilën duhet kërkuar falje sot, është për heshtjen e deritanishme qytetare dhe mungesën e angazhimit institucional përtej transaksioneve”, tha ai.
Zbulohen sekretet e familjes Netanyahu: Ish-oficeri i sigurisë tregon gjithçka
11 shkurt 2026 Një ish-anëtar i ekipit të sigurisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka…
“Nuk më pëlqeu mënyra se si folën me mua! S’arrija t’ia mbyllja telefonin” – Trump shpjegon pse rriti tarifat ndaj Zvicrës
11 shkurt 2026 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka vendosur një rritje…
Raporti i MONEYVAL: Përdorimi i aseteve virtuale për të anashkaluar sanksionet financiare duhet të parandalohet
11 shkurt 2026 Organi i Këshillit të Evropës kundër pastrimit të parave, MONEYVAL, publikoi sot…
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm Thorbjoern Jagland
11 shkurt 2026 Komiteti i Ministrave ka vendosur të heqë imunitetin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm…
Masakër në Tumbler Ridge të Kanadasë: 9 të vdekur dhe 25 të plagosur pas të shtënave në shkollë dhe banesë
11 shkurt 2026 Tumbler Ridge, Kanada – Nëntë persona kanë humbur jetën dhe të paktën…
BE përgatit “bllokadë” ndaj kompanive kineze në fondet publike miliardëshe
11 shkurt 2026 Komisioni Evropian pritet të prezantojë në muajin mars masa të reja sigurie…












