Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 dhjetor 2025
Asambleja Komunale e Prishtinës ka hapur rrugën për vazhdimësinë financiare duke miratuar më 27 nëntor 2025 vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Mirëpo, ndonëse procedurat komunale janë kryer, vetë buxheti vazhdon të mbetet “në udhëtim”.
Komuna ka konfirmuar se deri më 2 dhjetor, Ministria e Financave ende nuk ka ekzekutuar transferimin e fondeve.
Në njoftimin zyrtar thuhet se publiku do të njoftohet pa vonesë sapo mjetet të alokohen në buxhetin komunal:
“Ju informojmë se vendimi për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 është miratuar më 27 nëntor 2025. Megjithatë, deri më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë transferuar nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës. Në momentin që fondet të alokohen, qytetarët do të njoftohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare.”

















