Buja: Veseli nuk më ka dhënë urdhra as për mua e as për Reçicë kur ka qenë në krye të ZKZ-së

Buja: Veseli nuk më ka dhënë urdhra as për mua e as për Reçicë kur ka qenë në krye të ZKZ-së

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Shukri Buja tha se Kadri Veseli në kohën kur ishte në pozitën e shefit të Sektorit të Inteligjencës-Kundërzbulimit (ZKZ) i ka dhënë urdhra atij apo përgjegjësit për këtë sektor në Zonën Operative të Nerodimes.

“Jo, nuk më kanë dhënë urdhër”, tha Buja duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Veselit të përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.

Po kështu për Ilmi Reçicën tha se ishte pjesë e komandës së Nerodimes dhe nuk dinte të merrte urdhra nga Veseli.

Jo se z.“Reçica ka qenë pjesë e Komandës së Zonës Operative të Nerodimes”, ka thënë Buja.

Para kësaj, Buja tha se në këtë pozitë e kishte emëruar vetë Reçicën, raporton “Betimi per Justice”.

“Përafërsisht në dhjetor (është emëruar) emërimi është bërë nga unë”, tha Buja.

Buja tha se fakti është se ai e ka telefonuar Reçiçën për ta njoftuar se është emëruar në këtë pozitë pasi që ka qenë jashtë vendit, konkretisht në Shqipëri.

“Jo se ka emëruar”, është përgjigjur dëshmitari kur është pyetur nëse është e vërtetë që askush nga Shtabi i Përgjithshëm nuk e ka emëruar Reçicin në këtë pozitë.

Dëshmitari tha se Veseli nuk ka pasur mundësi ta emërojë Reçicën në këtë pozitë.

“Kadri Veseli me emër nuk ka shanse sepse kam qenë komandant i zonës”.
Buja para Reçicës tha se askush nuk ka qenë në një pozitë të tillë sepse konsolidimi i komandës operative të Nerodimes ka filluar në periudhën tetor-nëntor.

Ai tha se Reçica e mori detyrën në janar të vitit 99 dhe se kishte shumë pak burime për ta ushtruar atë detyrë dhe se për tre muaj vetëm ai ishte në atë sektor.

Dëshmitari u pyet nëse Reçica ia raportoi atij informacionin që kishte mbledhur gjatë ushtrimit të detyrës.

“Në një periudhë të mëvonshme po. Mund të jetë pas muajit shkurt sepse në atë kohë sektori i Inteligjencës-Kundërzbulimit është më i konsoliduar”, tha Buja.

Buja tha se shumica e raportimeve kanë qenë gojore, por ka pasur raste kur ka raportuar edhe me shkrim nëse ka pasur lëvizje të mëdha të forcave serbe.

Ai ka thënë se Reçica nganjëherë raportonte te shefi i shtabit dhe komandanti i zonës, ndërsa në Shtabin e Përgjithshëm nuk raportohej.

“Nuk ka qenë detyrë e tij të raportojë në Shtabin e Përgjithshëm”, ka thënë Buja i pyetur nëse Reçica e ka anashkaluar atë dhe personat përgjegjës për zonën dhe është raportuar drejtpërdrejt në Shtabin e Përgjithshëm.

Ndryshe, më 30 shtator 2022, Prokuroria e Specializuar ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar dhe të ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika, ku këta të fundit akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë të ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë dhe Semetishte.

Më 9 nëntor 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi u deklaruan të pafajshëm për akuzat ndaj tyre. Një gjë të tillë e kishte deklaruar Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, ashtu si edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipreDrejteşi

Scroll to Top