Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
03 tetor 2025
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, ka thënë se zgjedhja e Emilija Rexhepit si nënkryetare e Kuvendit nga komuniteti boshnjak nuk mund të konsiderohet legjitime derisa Gjykata Kushtetuese e ka ndërlidhur që Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.
Sipas tij, duhet pritur derisa Gjykata ta publikojë vendimin e plotë me arsyetim. Bugaqku tha po ashtu se Kushtetuesja duhet të mbështetet jo vetëm në Kushtetutë dhe rregulloren e punës së Kuvendit, por edhe në praktikat e deritanishme parlamentare, ”ku nënkryetarët zakonisht janë zgjedhur në pako’’, shpreh Bugaqku.
“Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit, Gjykata e ka ndërlidhur që Kuvendit konsiderohet i konstituuar kur të zgjedhet në tërësi nëkryetarët. Për mendimin tim duhet pritur sqarimin në arsyetim të Gjykatës Kushtetuese për ta kuptuar nëse konsiderohet apo jo si nënkryetare legjitime e Kuvendit. Në vlerësimin tim personal, konsideroj se Gjykata Kushtetuese është mirë që në arsyetim të sqaroj faktin që procedurat e zgjedhjes së nënkryetarëve duhet të mbështeten përpos në rregullorën e Kuvendit dhe Kushtetutë gjithashtu edhe në praktikat e deritanishme parlamentare e cila praktikë nga tri vendimet e saj e ka normuar faktin se kjo praktikë parlamentare qëndron dhe merret përbazë në zgjidhjen e kontesteve kushtetuese të konstituimit të Kuvendi” tha Bugaqku.

















