Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
28 janar 2026
Republika e Kosovës është pranuar si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, një organizatë ndërkombëtare e nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump. Lajmin e bëri të ditur vetë Bordi i Paqes përmes një postimi në X, ku u shpreh:
“Bordi i Paqes e mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje.”
Bordi i Paqes u themelua zyrtarisht më 22 janar, gjatë një ceremonie të organizuar në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Nismën e firmosi presidenti Trump, ndërsa më pas nënshkrimin e bënë edhe 19 shtete anëtare themeluese, mes tyre edhe Kosova.
Presidentja Vjosa Osmani përfaqësoi Kosovën në këtë iniciativë dhe ishte e vetmja lidere grua që nënshkroi dokumentet e anëtarësimit.

















