Bllokohen rrugët më 20 dhe 21 qershor – ja cilat segmente preken

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 qershor 2025

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka njoftuar se për shkak të mbajtjes së garave kombëtare të çiklizmit, më 20 dhe 21 qershor 2025 do të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve kryesore në vend.

Orari i garave dhe segmenti i bllokimit do të jetë si më poshtë:

-Me datën 20.06.2025 nga ora 10:00 deri 14:00 autostrada “Arben Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri të hyrja/dalja Bibaj, drejtimi Prishtinë – Hani i Elezit, do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim të mjeteve.

-Me datën 21.06.2025 nga ora 09:00 deri 16:00  do të zhvillohet dita e dytë e garës në relacionin autostrada “Arbën Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – Autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel dhe anasjelltas.

Policia e Kosovës njofton se do të jetë në terren për menaxhimin e sigurisë dhe qarkullimit, duke i bërë thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative gjatë këtyre orareve për të shmangur pritjet.

Scroll to Top