Bllokimi i formimit të institucioneve, cili ishte mesazhi i Kallasit për partitë politike?

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

23 maj 2025

Paraprakisht u morën të gjitha masat e sigurisë.

Kontrollet bëhen edhe me njësinë K9 të Policisë së Kosovës.

I gjithë ky organizim po ndodhë, pasi në ora 16:00, këtu do të ateroj aeroplani i Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Kallas ndodhet për herë të parë në Prishtinë, që prej se mori detyrën e kryediplomates evropiane.

Në një konferencë për gazetarë në shtëpinë e Evropës, ajo dha një lajm të mirë.

“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat e vendosura në qershor të vitit 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjen me Evropën. Por, është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri. Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia minon përpjekjet drejt shtensionimit. Duhet të kuptohet që nuk duam të shohim përshkallëzim në veri. Kam qenë vetë e angazhuar që t’i bind anëtarët e BE-së që t’i heqim masat”, u shpreh Kallas.

Ajo ka shtuar se Kosova i përket familjes Evropiane, por që kjo nuk është një rrugë e shkurtë.

E për t’u bërë pjesë e BE-së, Kallas theksoi se Kosovës i duhet ta përmbushë një obligim të rëndësishëm.

“Prioritet kyç mbetet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jeni partnerë të barabartë në tavolinë. Si përfaqësuese e lartë do të vazhdoj ta mbështes këtë proces. Ata që kanë dyshime në të le të jem e qartë: Normalizimi i raporteve është e vetmja rrugë për të ardhme më të sigurt dhe prosperuese për popujt e rajonit. Stabiliteti varet nga dialogu jo nga konfrontimi”, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Para Kosovës, Kallas ka qëndruar në Serbi.

Për Tëvë1, Kallas tregoi se me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, foli edhe për vizitën e tij në Moskë.

Në këtë vizitë të saj në Kosovë, Kallas do të darkoj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe do t’i takoj liderët e partive parlamentare.

Të gjithë, ajo theksoi se do t’u kërkoj formimin sa më të shpejtë të institucioneve, pasi sipas saj nuk ka kohë për të humbur.

Scroll to Top