Bizneset protestojnë sot, kërkojnë shtyrjen për një vit të vendimit për tregun e lirë të energjisë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 qershor 2025

Organizatat e bizneseve për ditën e sotme kanë paralajmëruar protestë kundër vendimit të Zyrës të Rregullatorit të Energjisë për tregun e lirë të energjisë, që hyri në fuqi më 1 qershor me kërkesën themelore që vendim të shtyhet për një vit

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri në 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Në protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë”, u tha dje në njoftimin e OEK-ut.

Scroll to Top