Bizneset kalojnë në tregun e lirë të energjisë – KEK furnizon përkohësisht ata pa kontrata

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 qershor 2025

Ka hyrë në fuqi vendimi për kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), shumica e bizneseve tashmë kanë lidhur marrëveshje me furnizues privatë dhe janë duke u furnizuar në mënyrë të rregullt.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha për RTK se ata që nuk kanë arritur ende të lidhin kontrata me operatorë të tregut të lirë, do të furnizohen përkohësisht nga KEK-u për një periudhë 60-ditore. Pas kësaj kohe, energjia do t’u ndërpritet nëse nuk sigurojnë një furnizues.

Nga KESCO kanë bërë të ditur se janë në proces të vazhdueshëm të negociatave me biznese për t’i furnizuar si konsumatorë të derregulluar. Ata konfirmojnë se kanë filluar nënshkrimin e kontratave, por nuk japin ende një numër të saktë. Çmimet që ofrohen janë të bazuara në treg dhe nuk janë fikse.

Ky hap shënon një fazë të re në liberalizimin e tregut të energjisë në Kosovë

Scroll to Top