Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
14 Janar 2025
Gjatë këtij takimi, ata bashkëbiseduan rreth partneritetit Kosovë – SHBA dhe për fuqizimin e thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.
Në një komunikatë për media, ndër të tjera, bëhet e ditur se temë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet e ardhshme e fushata, e cila sapo ka filluar dhe pritshmëritë e 9 shkurtit.
Në takim u trajtua edhe bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesi i dialogut e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Zëvendëskryeministri e falënderoi Prattipatin për bisedën e sotme e bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit.

















