Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

17 shtator 2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 e 13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 20 e 22 gradë Celsius.

Sot në Kosovë pritet ndryshim i motit dhe ulje e temperaturave.

Orëve të hershme të mëngjesit do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave me riga kryesisht të dobëta, lokale shiu. Në disa zona mund të ketë ndonjë rrebesh, por në përgjithësi shumë pak reshje. Gjatë ditës ose pasdite priten edhe intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe minimalja pritet rreth 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalja vështirë që do të shkojë mbi 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e mërkura sjellë diell dhe në disa vise vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë ulje graduale në viset kontinentale sidomos në veri të Malit të Zi, veri – verilindje të Shqipërisë, pastaj në Luginë të Preshevës dhe Maqedoninë Veriore. Rrallë në disa vise priten reshje të dobëta shiu.

Dita e Enjte pritet të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, por do të jetë freskët në shumë pjesë të Kosovës dhe viset kodrinore-malore të rajonit. Në Kosovë priten vranësira lokale të cilat do të largohet dhe nuk do të ketë gjasa për ndonjë reshje.

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Scroll to Top