Bie një pjesë e fasadës në shkollën “Migjeni”, në Mitrovicë si pasojë e erërave të forta, nuk ka të lënduar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 mars 2025

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Migjeni” në Mitrovicë të Jugut si pasojë e erërave të forta, ditën e premtë, është demoluar një pjesë e fasadës në aneksin e kësaj shkolle.

Aty ku është e vendosur edhe kaldaja e ngrohjes qendrore.

Stafi i shkollës njofton se nuk ka pasur dëme në njerëz.

“Menjëherë janë marrë masa të nevojshme për të evituar çdo rrezik të mundshëm. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme të tjera apo pasoja për njerëzit”- thuhet në njoftimin e ditës së shtunë15.03.2025.

Scroll to Top