Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
23 teror 2025
Z. Behgjet Pacolli, përfaqësues i MABCO Construction SA, sqaron se polemikat e fundit lidhur me shoqërinë VIAkanë ardhur si pasojë e veprimeve të dyshuara të kundërligjshme të noteres Vjollca Selimi, të kryera në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e palës së ligjshme.
Në reagimin e tij, z. Pacolli thekson se as ai dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA – pronare e 98% të aksioneve që lidhen me investimin në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës – nuk kanë qenë asnjëherë në zyrën e noteres Selimi, nuk e njohin atë dhe nuk kanë firmosur apo autorizuar ndonjë dokument në praninë e saj.
Sipas tij, noterja ka përfshirë në një akt të vitit 2023 deklarime të pavërteta, duke pretenduar se z. Pacolli ka qenë i pranishëm dhe ka nënshkruar një dokument në zyrën e saj. “Këto pretendime janë plotësisht të rreme,” – thekson Pacolli, duke shtuar se nuk ka njohuri për ekzistencën e përkthyeses së përmendur në akt.
Ai shton se ky dokument i dyshuar noterial është përdorur në mënyrë të paligjshme si pjesë e tentativës për transferimin e 47% të aksioneve nga z. Valon Lluka & Co., proces që u mbajt i fshehtë deri më 18 gusht 2025, kur u zbulua rastësisht në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA.
Z. Pacolli e cilëson këtë akt si “burimin dhe shkakun fillestar të situatës aktuale” dhe thekson se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.

















