Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23 teror 2025
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen javë më parë nga kreu i këtij subjekti politik.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Makolli, Ish-Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie i cili tashmë është caktuar ushtrues detyre i kësaj partie.
Makolli tha se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë të njoftuar me ndryshimin.
“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para disa javësh dhe ne bazë te Statutit të partisë, me ka caktu Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së. Në KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim” tha Makolli”, tha ai.
Pacolli ishte kryetar i AKR-së që nga viti 2006 kur u formua ky subjekt politik.

















